Rita Ora është ankuar për humbjen e misterit rreth yjeve moderne falë mbulimitqë po bëjnë rrjetet sociale – pavarësisht se edhe ajo vet e ndan rregullisht jetën e saj me 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja 32-vjeçare fajëson gjithashtu platforma të tilla si: Twitter, TikTok dhe Instagram për ndërhyrje në privatësinë e të famshmëve duke detajuar çdo aspekt të jetës së tyre, shkruan DailyMail.


Duke folur në një intervistë për The Telegraph, zonja Ora tha: “Mendoj se misteri është zhdukur. Ju nuk shihni grupe masive njerëzish që qajnë kur një person i famshëm futet në një veturë, si në ditët kur shihnit pamjet e The Beatles duke zbritur nga një aeroplan”.

358080355 18385924027003531 3771067126220251406 n

“Tani njerëzit mund të shohin atë që po bëni gjatë gjithë kohës. Ju keni Instagram, TikTok dhe varet nga ju se sa do të ndani, por nëse nuk jeni pjesë e rrjeteve sociale, njerëzit thonë: ‘Kush mendoni se jeni?’”.

Zonja Ora është një nga personazhet më të njohur në Instagram dhe TikTok në Mbretërinë e Bashkuar, ku në këtë të fundit ka pasur 24.3 milionë pëlqime pasi iu bashkua platformës pak më shumë se një vit më parë.

358044746 18385924036003531 895194836765902708 n

Ajo gjithashtu përdor rrjetet sociale për të promovuar muzikën e saj dhe gjatë gjithë këtyre ditëve ka publikuar fotografi të ndryshme të kopertinës së albumit të saj të ri “You & I”, i cili do të dalë në shitje të premten.

Për The Telegraph, Rita Ora tregoi gjithashtu se si e mërziti nënën e saj, psikiatren e NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar), duke thyer rregullat e izolimit me një festë ilegale që organizoi për ditëlindjen e saj të 30-të në mes të pandemisë.

358084670 18385924045003531 4677100049759298960 n

Ajo kishte thyer rregullat anti-COVID të asaj kohe duke organizuar një festë në restorantin “Casa Cruz” në lagjen Notting Hill të Londrës Perëndimore, në një periudhë kur i gjithë vendi ndodhej në karantinim.

Skandali çoi në humbjen e 200,000 ndjekësve nga llogaria e saj në Instagram në atë kohë dhe gjeneroi sasi të mëdha komentesh negative nëpër rrjetet sociale për veprimin e papërgjegjshëm që ajo si personazh publik bëri.

358043479 18385924060003531 3707847511106290850 n

Megjithatë, kur u pyet për incidentin në intervistën e saj, ajo iu referua me humor ish-kryeministrit britanik Boris Johnson duke këmbëngulur: “Kam thënë gjithçka që është dashur të them për këtë rast. Pyetni Boris Johnsonin tani për këtë”. /Telegrafi/

358041814 18385924069003531 2786718581894036596 n