Rita Ora kritikohet për një vërejtje të bërë gjatë një interviste, që duket se prek koleksionin e saj me "Primark"

Rita Ora është vënë në qendër të vëmendjes pas një deklarate të papritur në lidhje me një "gabim mode", i cili në fakt është pjesë e koleksionit të saj me Primark.
Këngëtarja 34-vjeçare ka bashkëpunuar me këtë markë të njohur veshjesh që nga viti 2023, duke sjellë disa koleksione për publikun. Por gjatë një interviste për Off Trend HQ, ajo u pyet se cili ishte për të një "red flag" në modë – dhe përgjigjja e saj ngjalli reagime të menjëhershme, shkruan DailyMail.
"Nuk më pëlqen kur duken astaret në veshje. Nëse ke një fund të gjatë, nuk dua të shoh që astari ndalet në mes të këmbës", tha ajo. Intervistuesja u pajtua me të, duke shtuar: "O të jetë tërësisht i tejdukshëm, ose të mbulojë gjithçka".
@offtrendhq we don’t want to see ur linings, pattern up! 😮💨 #ritaora #styling #layering #fashionopinion #streetinterview
Rita shtoi më tej: "Është dembelizëm... rregullojeni!"
Por ndjekësit e vëmendshëm në rrjete sociale e kuptuan menjëherë kontradiktën: në koleksionin më të fundit të verës që Rita ka sjellë me Primark, ndodhet pikërisht një fund i tillë me astar të dukshëm, të cilin ajo sapo e kishte kritikuar. Fundi prej dantelle, me çmim 14 paund, përmban atë dizajn që ajo e quajti të papranueshëm.
Komentet nuk vonuan: “Pra, si ai fundi që ajo e ka me emrin e saj në Primark?”, “A është në dijeni të koleksionit të saj?”, “E dija që do kishte diçka të tillë aty”, “E kapët mat si duhet”, “Është kaq qesharake kjo situatë”, “Rita Ora duket se s’ka pasur asnjë dorë në koleksionin e saj”.
Nuk është hera e parë që Rita kritikohet për bashkëpunimin e saj me markën Primark, e cila njihet si pjesë e industrisë së modës së shpejtë (fast fashion).
Që në vitin 2023, fansat kanë shprehur shqetësime për faktin se ajo ka promovuar një markë e cila lidhet me ndikime negative në mjedis, ndërkohë që paralelisht ka lançuar një brend të vetin të qëndrueshëm, të quajtur Human Beings.
Disa ndjekës e akuzuan se "nuk i intereson", duke dyshuar gjithashtu se një yll me famë botërore si ajo, që është milionere, e përdor realisht Primark për blerje personale.
Një komentues shkroi: “Moda e shpejtë po e shkatërron planetin – a nuk të intereson fare?”.
Megjithatë, Rita vazhdon të punojë me markën edhe pas dy vitesh. Së fundmi ajo ka reklamuar koleksionin e saj të ri të verës për Primark, ku është shfaqur me bikini të guximshme në pozat buzë detit, duke tërhequr shumë vëmendje.
Në një nga fotot, ajo shihet me bikini saten në ngjyrë burgundy, teksa pozuar përpara një perëndimi dielli magjepsës. Koleksioni, sipas saj, është frymëzuar nga "ditët e gjata nën qiellin e artë dhe netët e paharrueshme të verës", dhe përfshin fustane pa shpinë, funde të lehta maksi dhe copa të punuara me grep – perfekte për sezonin veror. /Telegrafi/



























































