LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për skandalin kur policia ndërpreu festën e saj në pandemi: Nëna ime u mërzit shumë me mua, ajo është vet mjeke

Rita Ora flet për skandalin kur policia ndërpreu festën e saj në pandemi: Nëna ime u mërzit shumë me mua, ajo është vet mjeke

Rita Ora ka folur për mizogjininë në industrinë e muzikës dhe momentin kur theu rregullat në festën e organizuar në 30-vjetorin e saj të lindjes kur ishte pandemi, në intervistën e fundit dhënë për intervistën “Glamour”.

Ylli i muzikës pop, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, ka pohuar se qasja e saj ‘me shpirt të lirë’ ndaj jetës që nga ajo kohë e ka parë vazhdimisht të turpëruar dhe nën vëzhgim dhe pretendon se është për shkak të gjinisë së saj.

Rita tha: “Si mendoj se gratë trajtohen ndryshe? E kam pasur gjatë gjithë karrierës sime: që njerëzit të gjykojnë se çfarë vesh, duke thënë: ‘A është ajo shumë e zhveshur?’ Ose, ‘A mund të thotë ajo gjëra të tilla?’ Më duket jashtëzakonisht mizogjene”, tha Rita, shkruan DailyMail.


Për shkak të vëmendjes së vazhdueshme në jetën e saj private, këngëtarja pranoi se kishte kërkuar këshilla nga Jennifer Lopez se si të merrej me të, e cila i tha të vazhdonte dhe të ‘injoroje zhurmën’.

Brenda dasmës sekrete të Rita Orës me Taika Waititin në të cilën prindërit e saj nuk morën pjesë, por e ndoqën përmes 'Zoom'-it
Lexo po ashtu Brenda dasmës sekrete të Rita Orës me Taika Waititin në të cilën prindërit e saj nuk morën pjesë, por e ndoqën përmes 'Zoom'-it

Si artiste, Rita është frymëzuar nga Madonna që të jetë më e çuditshme dhe e egër me gjërat që bën dhe thotë.

Duke pranuar se nuk është perfekte, Rita ka treguar gjithashtu se përpiqet të ‘përmbajë’ gabimet e saj dhe të kërkojë falje, në vend që të ikë prej tyre.

Një skandal në vitin 2020 e pa Ritën të bënte pikërisht këtë, pasi ajo doli në krye të mediave botërore dhe u përball me reagime të shumta për një festë të ditëlindjes së 30-të, që kishte realizuar në kohë izolimi gjatë pandemisë COVID-19.

Ajo pranoi se pjesa më e keqe për shkeljen e rregullave ishte reagimi i nënës së saj, sepse ajo është një punonjëse e NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj mundohen të mos vihen re në aeroport, shfaqen të mbuluar me kapuçë dhe maska
Lexo po ashtu Rita Ora dhe bashkëshorti i saj mundohen të mos vihen re në aeroport, shfaqen të mbuluar me kapuçë dhe maska

Rita tha: “Ajo ishte e mërzitur me mua, kjo ishte pjesa më e keqe, duke e parë atë duke punuar çdo ditë dhe që vinte në shtëpi e rraskapitur dhe duke ditur atë se çfarë bëra, ishte padyshim e pafalshme”.

Muajt e fundit, Rita ka publikuar një këngë të re të quajtur “Praising You” në bashkëpunim me Norman Cook, i njohur ndryshe si Fatboy Slim.

Kënga është pjesë e albumit të saj të ri “You and I”, i cili do të publikohet i plotë në korrik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori