Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka performuar së fundmi në një festival në Ibiza të Spanjës.

Ajo u shfaq në një koncert gjatë ditës para një audience gjigante në lazh, gjersa performoi krah DJ-it të njohur, Joel Corry.


Për eventin, Rita kishte veshur një palë bikini dy pjesëshe të gjelbra, duke vënë në pah linjat atraktive të trupit.

ri1 2

Ibiza! Kalova ditën si një befasi në festivalin ‘Ibiza Rocks’ me Joel Corryn, duke interpretuar për herë të parë këngën tonë të re ‘Drinkin’”, shkroi 32-vjeçarja në Instagram.

ri2 2

Rita përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e albnumit të saj më të fundit, “You & I”, të cilin e nxori në shitje muajin e kaluar.

Ajo aktualisht është e angazhuar në spektaklin “The Voice Australia” si anëtare e jurisë. /Telegrafi/

ri3 2

ri4 Foto: Rita Ora/Instagram

ri5 Foto: Rita Ora/Instagram

ri6 Foto: Rita Ora/Instagram