LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket magjepsëse me një fustan me shkëlqim ndërsa fotografohet duke dalë në një mbrëmje në Londër

Rita Ora duket magjepsëse me një fustan me shkëlqim ndërsa fotografohet duke dalë në një mbrëmje në Londër

Rita Ora, këngëtarja 33-vjeçare, shkëlqeu ndërsa doli e veshur nga koka te këmbët me veshjet e fundit nga koleksioni i saj me “Primark”, të cilat kushtojnë vetëm 91 funte (106 euro), të enjten.

Rita u vesh me një fustan të hollë metalik ngjyrë argjendi që kushton 18 funte dhe mbi supe mbante një xhaketë bomber të errët që kushton 35 funte (40 euro).

Ajo kombinoi veshjen e saj me zinxhirë të mëdhenj argjendi dhe vathë, dhe mbante çizme të gjata me taka që kushtojnë 38 funte (44 euro), shkruan DailyMail.


Rita pozoi për disa fotografi ndërsa doli me veshjen e saj për të shijuar një darkë jashtë në Londër.

Rita Ora mezi njihet nga xhaketa e saj e trashë dhe kapuçi dimëror teksa mundohet të përballojë të ftohtin e temperaturave në minus
Lexo po ashtu Rita Ora mezi njihet nga xhaketa e saj e trashë dhe kapuçi dimëror teksa mundohet të përballojë të ftohtin e temperaturave në minus

Bukuroshja brune zgjodhi një pamje me makijazh bronzi dhe shfaqi figurën e saj të hollë trupore në fustanin e ngushtë.

Koleksioni i saj “Rita Ora x Primark” ishte në përgatitje për pothuajse dy vjet dhe u lansua në treg në shtator të vitit 2023.

Rita Ora zbulon arsyen pse dasma e saj u mbajt sekret dhe lë të kuptohet se bashkë me burrin, po diskutojnë planet për të bërë një fëmijë
Lexo po ashtu Rita Ora zbulon arsyen pse dasma e saj u mbajt sekret dhe lë të kuptohet se bashkë me burrin, po diskutojnë planet për të bërë një fëmijë

Ditë pas lansimit të koleksionit të saj, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” u akuzua për ‘moskujdesje’ nga një grup fansash për bashkëpunimin me një markë mode të veshjeve të lira.

Disa fansa e kritikuan duke thënë se pavarësisht se Rita është një super yll botëror që fiton milionat, ende blen veshje në rrugët e këtij dyqani të veshjeve të lira.

Të hënën, Rita festoi ditëlindjen e 60-të të nënës së saj, Verës, duke publikuar një version të ri të këngës së saj “Shape Of Me” në bashkëpunim me artistin australian Keith Urban.

“Gëzuar ditëlindjen nënë. Ne kemi kaluar gjithçka së bashku, ti ke qenë gjithmonë një frymëzim i bukur në jetën time dhe në muzikën time. Kam dashur të krijoj një këngë për ty që një kohë të gjatë, kështu që kur ‘Shape Of Me’ u kompozua nga unë dhe ekipi i albumit ‘You & I’ dhe u lansua, unë në fund isha në gjendje të ndaj kaq shumë që kam ndjerë për ty. Bëhet e qartë se sa dashuri më ke treguar dhe sa më ke mësuar gjatë viteve!! Pra, cila është mënyra më e mirë për të thënë ‘Urime ditëlindjen’ se sa të ndaj një version të ri të saj me Keith Urban… Ai më ndihmoi ta bëjë atë edhe më të veçantë pasi kjo këngë gjithashtu shfaq mirënjohjen për të gjitha gratë në jetën tënde! Kështu që surprizë nënë, kjo është për ty! Gëzuar 60-vjetorin”, shkroi Rita. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Ke thënë që nuk flet me motrën", Rozana Radi: I kërkoj publikisht menaxherit tim që t'i publikojë mesazhet e mia me Oltën ku ajo ma uron mua fitoren

Magazina
Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Dalin mesazhet me zë të Olta Gixharit dhe Rozana Radit, zbulohet biseda mes tyre

Magazina
Kalo në kategori