Rita Ora dukej me shumë stil të enjten teksa doli nga një klasë e ushtrimeve ‘Pilates’ me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi në Bondi, Sydney.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 32 vjeçe, ecte në rrugë me një bluzë të bardhë të madhe, të cilën e kishte veshur mbi një triko jeshile të ngushtë.


Më pas ajo hoqi xhupin e saj për të shfaqur figurën e saj mbresëlënëse të trupit, shkruan DailyMail.

h1

Interpretuesja e hitit “Praising You” kishte veshur atlete të verdha, një kapele bejsbolli dhe një palë syze dielli të dizajnuara dhe i shtoi pamjes së saj një prekje magjepsëse me disa byzylykë dhe unaza ari.

Rita gjithashtu tregoi bukurinë e saj natyrale duke mos aplikuar makijazh në daljen e saj dhe dukej e përqendruar teksa ecte në rrugë.

h2

Trajnerja e spektaklit “The Voice Australia” kishte duart plot me dy çanta të mëdha dhe dukej e lumtur që po shkonte në shtëpi pas një seance të gjatë stërvitjeje.

Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Taika, 47 vjeç dhe në një moment e përqafoi në mes të rrugës dhe shkëmbyen një puthje pasionante.

h3

Bashkëshorti ishte veshur në stilin ‘casual’ me një kapuç të zi, të cilin e kombinoi me pantallona të shkurtra ngjyrë kafe dhe një palë pantofla.

Më pas, dy zogjtë e dashuruar u panë duke u futur në veturën e tyre luksoze të tipit “Porsche” dhe duke u nisur pas një dite argëtuese pas përfundimit të ushtrimeve.

h4

Kjo paraqitje e saj vjen pasi Rita dhe bashkëshorti i saj pozuan për një fotosesion shumë seksi për revistën “Vogue Australia”.

“Kjo është çështja e martesës dhe marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshironi të shoqëroheni dhe të siguroheni që ta bëni këtë”, tha Taika në intervistë për edicionin australian të revistës “Vogue”.

h5

Rita shtoi: “Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie... Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”.

Ora është zhvendosur në Sydney me bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re Taika Waititi, me të cilin u martua në gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/

h6

h7

h8

h9

h10

h11

h12

h13