LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i buxhetit, në fokus ringritja ekonomike

Rishikimi i buxhetit, në fokus ringritja ekonomike

Qeveria e Kosovës ka disa ditë që ka nisur punën për rishikimin e buxhetit të këtij viti. Në ministrinë e Financave presin që gjatë javës tjetër të bëhet votimi në Kuvend derisa synim kryesore thuhet të jetë rimëkëmbja ekonomike.

Deputetët e Kosovë pritet që gjatë javës së ardhshme pritet të kenë në duar dokumentin e rishikimit të buxhetit për këtë vit.


“Ky trekëndëshi mes humbjeve që kanë ndodhur, shpenzimeve të reja dhe krijimit të një baze për ringritje ekonomike bëhet vetëm përmes kuvendit me rishikim të buxhetit. Rolin kryesorë në këtë drejtim e ka qeveria”, deklaroi për RTV Dukagjinin Agim Krasniqi nga Ministria e Financave.

Krasniqi thotë se qeveria do të mobilizojë fonde në mënyrë që të mbështesë sektorin privat në kredi marrje.

“Do të garantojmë deri në 70% përmes garancioneve që lëshon qeveria, dhe subvencionim të normave të interesin nga 50-100% varësisht prej sektorëve të caktuar”, shtoi tutje Agim Krasniqi përcjell Telegrafi.

Ndërkaq Skender Krasniqi nga Oda e Afarizmit thotë se qeveria duhet të vazhdojë ndihmën për punëtorët e bizneseve.

“Ne po shpresojmë se shumica e buxhetit pas ridraftimit të tij do të shkojë në përkrahje të bizneseve në mënyrë që të mbajnë në punë punëtorët dhe vet si biznese të mbijetojnë dhe të zhvillohen në kuadër tas situatës së re që ka ardhur”, deklaroi Skënder Krasniqi.

Pas situatës së re të krijuar nga pandemia e coronavirusit, qeveria ka thënë se këtë vit nuk planifikohen investime të mëdha kapitale./Telegrafi/