LAJMI I FUNDIT:

Rinovohen plotësisht dy repartet e Klinikës së Toksikologjisë në Shkup

Rinovohen plotësisht dy repartet e Klinikës së Toksikologjisë në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me zëvendësministren, Maja Manoleva, e kanë vizituar sot Klinikën Universitare për Toksikologji, ku janë rinovuar tërësisht repartet e toksikologjisë dhe detoksifikimit. Investimi kap vlerën prej 9.5 milionë denarëve.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, bëhet fjalë për rinovimin e plotë të dhomave të spitalit, pajisjen me shtretër dhe mobilje të reja, mbikëqyrje qendrore 24 orë dhe monitorim të të gjithë parametrave jetikë të të gjithë pacientëve të shtruar, si dhe rinovim të plotë të të gjitha tualeteve në këtë kat. Ky investim nënkupton përmirësim të kushteve të trajtimit dhe trajtim të suksesshëm të pacientëve.

“Në periudhën në vijim planifikohet rinovimi i hapësirave të ambulatorit në përdhesë, i cili do të përfundojë me rinovimin e plotë të pjesës ambulatore-spitalore të klinikës, si dhe është planifikuar edhe një laborator i ri toksikologjik që do të nënkuptojë trajtimin e intoksikimeve akute sipas protokolleve më bashkëkohore botërore”, thuhet në kumtesë.


Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori