LAJMI I FUNDIT:

Ring Mall, qendra tregtare më e madhe në Ferizaj po hapet me 7 maj

Ring Mall, qendra tregtare më e madhe në Ferizaj po hapet me 7 maj

7 Maji është datë që duhet ta ruani. Ring Mall është qendër që duhet ta vizitoni. E premtja e parë e Majit i kushtohet hapjes së qendrës më të re tregtare, që garanton eksperiencë të paharrueshme.

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në hapjen e madhe të qendrës tregtare Ring Mall. Në qytetin e Ferizajit, në unazë të qytetit – Magjistralja Prishtinë – Shkup, me 7 Maj hapë dyert qendra më e re tregtare për t’iu ofruar një përvojë të këndshme, e mbrëmja e 7 Majit do të jetë një natë që do ta mbani në mend gjatë. Me 29,000 metra katrorë, 60 dyqane, brende ndërkombëtare dhe lokale, Ring Mall do të jetë destinacioni i kënaqësisë tuaj. Kësaj hapësire enorme i bashkohen edhe 2,500 metra katrorë hapësirë për argëtimin e fëmijëve dhe të rriturve.

Blerësit e sotëm duan një përvojë të kohës në blerje, duan argëtim, relaksim e komoditet. Ring Mall i ofron të gjitha këto, me ambientin e saj si qendra tregtare e mbyllur më moderne në regjion. Megjithatë, të gjitha këto nuk do të vlenin aq në rast se do të mungonin brendet më të njohura botërore dhe lokale. E për këtë, Ring Mall është pikërisht vendi ideal, ku bëhen bashkë të gjitha këto elemente që duhet t’i ofrojë një qendër tregtare e klasit të lartë.

Shumëllojshmëria e dyqaneve do t’ju ofrojë gjithçka që ju duhet, në një vend. Gama Electronics me premium store, New Yorker, Koton, e shumë brende tjera, do t’ua bëjnë më të vlefshme shetitjen dhe shoppingun brenda qendrës tregtare. Ring Mall do të jetë adresë për trendet e fundit të modës dhe blerjeve ditore.

Qendrës Tregtare Ring Mall do t’i bashkëngjiten edhe emra të njohura te gastronomisë që do krijojnë komoditetin dhe plotësojnë te gjitha nevojat e vizitorëve.

Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, në Ring Mall për herë të parë në Kosovë, vjen lluna parku i parë i brendshëm me 1500 metra katrorë i quajtur Wonder Parks.

Bota e argëtimit po kalon në një nivel tjetër me Wonder Parks duke ju ofruar argëtim të gjithëve pa dallim moshe. Lojërat e mrekullueshme si: Carousel, Car Crash, Horror Hotel, Crazy Dance, Jumbo Jet e shumë tjera do t’i gjeni në Wonder Parks.

Argëtimi merr dimension tjetër në Ring Mall në hapësirën prej 2500 metra katror si hapësira më e madhe në një ambient të tillë në rajon, e dedikuar vetëm për argëtim me Wonder Parks dhe Kids Zone.

Për një përvojë të veçantë, e një natë të paharrueshme, ju ftojmë në hapjen e Ring Mall, me datë 7 maj, e premte, ora 20:00.

Siç e thotë edhe sllogani “Feel the difference”, ju do ta ndjeni dallimin që Ring Mall do t’ju ofrojë!

Ju mirëpresim!

Artikull i sponzorizuar