LAJMI I FUNDIT:

Rinas, ndalohet shtetasi grek me pajisje përgjimi

Rinas, ndalohet shtetasi grek me pajisje përgjimi

Një 52-vjeçar grek është ndaluar në Rinas, pasi iu gjet një pajisje e dyshuar për përgjim.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Iraklis Joannis Dragounis, me banim në Greqi dhe me profesion inxhinier ndërtimi është ndaluar dhe materialet i janë referuar prokurorisë së Tiranës.


Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pajisja e dyshuar, e cila do i nënshtrohet ekzaminimit. /Telegrafi/