Blogerja shqiptare, Rina Maloku, ka bërë një rikthim në rrjete sociale pas një kohe të gjatë.

Pas vdekjes së partnerit të saj, dizajnerit Festim Isufi, duket se ka mbledhur forcat e ka marrë veten.


"Sado e fortë të jetë era, mali nuk dorëzohet", ka shkruar në një postim në InstaStory.

Foto: Instagram

Rina gjithashtu ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta që ka mbajtur në Instagram.

Duket se është përgatitur për një kapitull të ri të jetës, ndonëse vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh te ajo.

Foto: Instagram

Isufi duhet theksuar se u gjet i vdekur më 9 maj në banesën e tij në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka pasur aludime të ndryshme, ndonëse jo zyrtare.

Vëllai i tij deklaroi po ashtu se në rastin është përfshirë edhe një person i tretë. /Telegrafi/

Rina Maloku dhe Festim Isufi