Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja
Numri i të punësuarve në Maqedoninë e Veriut në çerekun e parë të këtij viti është për 18 mijë më i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të një viti më parë, përkatësisht më 2020, para fillimit të pandemisë COVID-19.
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në bazë të të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, janë regjistruar 793 mijë qytetarë në marrëdhënie pune dhe 150 mijë qytetarë të cilët kërkojnë punë.
Ndërkohë që autoritetet qeveritare në vazhdimësi theksojnë se viti 2021 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike, duke shënuar një kthesë të konsiderueshme sa i përket rritjes ekonomike, që në bazë të projeksioneve pritet të arrijë në 4.1 për qind.
Gjatë vitit të pandemisë 2020, Maqedonia e Veriut shënoi trend negativ të zhvillimit ekonomik edhe atë prej minus 4.2 për qind.
Branimir Jovanoviq, ish-këshilltar në kabinetin ministrit të Financave, që aktualisht është i angazhuar në Institutin e Ekonomisë në Vjenë, thotë për Radion Evropa e Lirë se hallka më e goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemia mbetet fuqia punëtore, përkatësisht zvogëlimi i kërkesës në tregun e punës krahasuar me aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, andaj ai shton se politikat qeveritare duhet orientuar në këtë drejtim.
Jovanoviq nënvizon se vendi nuk mund të shënojë rritje ekonomike nëse nuk ka rritje të të punësuarve, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të ketë zhvillim të konsiderueshëm në aspektin e teknologjisë.
“Një gjë e tillë (rritje ekonomike përderisa ulet numri i të punësuarve) pas përfundimit të krizës, mund të ndodhë vetëm nëse shënohet përparim teknologjik, digjitalizim, automatizim, përkatësisht zëvendësimin e personave fizikë me aparatura të sofistikuara apo robotë, por nëse do të ndodhë kjo apo jo, mbetet një pikëpyetje e madhe”, thotë ai.
Ai nënvizon se nëse nuk fillon trendi i kthimit të punëtorëve të larguar nga puna brenda verës, atëherë autoritet qeveritare duhet trajtuar me seriozitet këtë çështje përmes reformave të ndryshe në sistemin social dhe të ngjashme.
Në këtë drejtim Bejto Morina, drejtor i një hoteli në qendër të Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se përkundër shpresave se do t’i jepet fund krizës së pandemisë me përshpejtimin e procesit të vaksinimit, paraqitja e më shumë varianteve të koronavirusit dhe sfida për të frenuar përhapjen e tyre, ka bërë që, siç thotë Morina, drita që dukej në fund të tunelit, tashmë duket se është shumë larg.
Morina thotë se nuk mund të shpresohet në asnjë mënyrë për rritjen e numrit të të punësuarve me kthimin në punë të personelit tashmë të larguar, ndërkohë që hoteli i tij punon me një kapacitet prej 20 deri në 30 për qind.
“Menduam që gjatë këtij viti do të ketë një dritë në fund të tunelit dhe besonim që deri në fund të vitit do të mund të ktheheshim në një gjendje normale, por siç shihet, me këto variantet e reja të koronavirusit nuk e di sesi do të mbarojë puna jonë deri në fund të vitit. Le të shpresojmë për më të mirën, por situata duket shumë pak shpresëdhënëse”, thotë Morina.
Nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimor, Menderes Kuçi thotë për Radion Evropa e Lirë se tregu i punës ka nevojë për punëtorë të kualifikuar dhe autoritetet duhet të fokusohen në këtë segment, pasi fuqia e kualifikuar punëtore është ajo që i jep impuls zhvillimit të ekonomisë.
“Çdo ditë po shënojmë humbje të fuqisë së kualifikuar punëtore. Me vetëdije apo pa vetëdije ne lëmë që kuadrot më të mira të vendit tonë të shkojnë jashtë vendit sepse ekonomia e vendit nuk ka kondicion që ta mbajë këtë kategori të qytetarëve, pa të cilët është e pamundur që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thotë Kuçi.
Gjatë pesë vjetëve të ardhshme, përkatësisht deri më 2026, autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar strategjinë, në bazë të së cilës planifikohet ulja e shkallës së papunësisë nga 16, sa është aktualisht, në 8.6 për qind, duke rritur nivelin e qytetarëve të punësuar nga 47 në 54 për qind./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre