LAJMI I FUNDIT:

Rimarrja e vetes pas një ndarje të dhimbshme

Rimarrja e vetes pas një ndarje të dhimbshme

Përfundimi i lidhjes asnjëherë nuk është gjë e lehtë, e është posaçërisht më i vështirë kur ende e dashuroni atë.

Por vetëm se një zemër e thyer mund t’ju bëjë të ndiheni sikurse i ka ardhur fundi botës, lajmi i mirë është se dhimbja nuk zgjatë përgjithmonë – dhe asnjëherë nuk do t’ju mbajë larg së të rënit në dashuri prapë, transmeton Telegrafi.

Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën ‘The Journal of Positive Psychology’, nevojiten 11 javë për t’u ndjerë më mirë pasi të ketë përfunduar një lidhje. Megjithatë, një studim tjetër thotë se duhen përafërsisht 18 muaj për t’u shëruar nga fundi i një martese.


Në realitet, ndarja është një proces shumë i vështirë – dhe duket ndryshe për gjithsecilin.

Vetëm se dashuria duket emocion i përzier dhe secila lidhje i ka kujtimet dhe ndjesitë e veta, përfundimi i çdo lidhje do të jetë eksperiencë unike.

Kjo gjithashtu nënkupton se nuk ka limit të caktuar kohor për t’u shëruar – pasi që në këtë shërim luajnë rol të gjithë faktorët, duke përfshirë gjatësinë e lidhjes, memoriet dhe përvojat që i keni pasur së bashku, fakti se a keni pasur fëmijë, tradhtia, etj.

Ndarja mund të jetë më e dhimbshme nëse nuk keni dashur që lidhjes t’i vjen fundi.

Megjithatë, ndonëse mund t’ju duket se jeni duke e përjetuar një dhimbje që se ka pasur askush më parë, keni parasysh se miliona njerëz anë e mbanë botës janë duke e përjetuar për momentin emocionin e njëjtë – dhe miliona tjerë do ta bëjnë.

Qeniet njerëzore janë krijuar për të formuar lidhje dhe për të rënë në dashuri. Dhe, pasi që shumica e njerëzve do ta përjetojnë të paktën një herë në jetën e tyre ndjenjën e dashurisë, shumica prej tyre do ta përjetojnë edhe thumbimin e dashurisë.

Kjo është ndjenjë natyrale dhe e pritshme, është normale të zemëroheni e të ndiheni të shkatërruar pas një ndarje – edhe atëherë kur lidhja mund të mos ketë qenë aq e mirë.

Pas së gjithash, dashuria është e verbër dhe e ka aftësinë t’i bëjë njerëzit të mos i shohin të metat e tjerëve.

Kjo është gjëja më e vërtetë në fundin e një lidhje, kur memoriet e këqija shpeshherë mbesin nën hije nga memoriet e mira dhe kjo na bën të pyesim se përse edhe jemi ndarë.

Por, njëjtë sikurse me çdo plagë tjetër, zemra e thyer shërohet me kohën, duke u kujdesur për veten, duke pasur një mendim pozitiv – dhe duke vazhduar me jetën!

Sipas ekspertes së lidhjeve Ammanda Major, janë disa hapa të cilat do t’ju ndihmojnë ta mposhtni dhimbjen e ndarjes nga dikush.

Merrni kohë për të vuajtur nga humbja juaj…

Për disa, ndarja nga një person që e kanë dashuruar mund të jetë po aq e dhimbshme sikurse të kishte vdekur. Kjo sepse jeni mësuar që ta shihni apo të flisni me një person çdo ditë, derisa vjen dita kur gjithçka ndërpritet.

Prandaj është e rëndësishme të pajtoheni me realitetin e ri dhe ta pranoni këtë realitet para se ta vazhdoni jetën.

Kjo është periudhë ku ata që kanë zemrën e thyer duhet ta shfrytëzojnë për t’i mundësuar vetes ta ndjejnë dhimbjen derisa ta largojnë atë.

Ri-lidhuni me vetveten

Në shumicën e lidhjeve, fokusi kryesor është te fjala “ne” në vend të fjalës “unë”. Por fundi i lidhjes ofron një mundësi unike – të bëni diçka për vetën tuaj.

Ndonëse mund t’ju tingëllojë si klishe, fundi i një lidhje ju ofron shansin të ri-lidheni me veten tuaj. Kjo mund të nënkuptoj fillimin e një hobi të ri apo ribashkimin me miqtë.

Gjeni kohë për të bërë gjëra të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, siç është vizitimi i familjes, gjetja e një talenti të ri, etj.

Mos u frikësoni të kërkoni ndihmë

Rrallëherë njerëzit e marrin vendimin për ta përfunduar lidhjen në të njëjtën kohë. Kur ky është rasti, gjithmonë njëra palë mbetet e befasuar apo tronditur – gjë e cila vetëm sa e zgjatë procesin e vuajtjes. Për t’i trajtuar sa më mirë këto ndjenja të tronditjes, është mirë të kërkoni ndihmë nga miqtë apo familjarët dhe t’i flisni gjërat hapur.

Gjithashtu, nëse mendoni se bllokimi i ish- partnerit në rrjete sociale do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të pikëlluar, atëherë bëjeni këtë.

Koha vërtetë se i shëron të gjitha

Ndoshta nuk mund ta kuptoni në moment, por me ecjen e kohës, ndjenjat e lëndimit dhe tradhtisë zbuten. Gjërat që jua kanë rikujtuar lidhjen nuk do t’ju krijojnë shumë dhimbje një ditë, qoftë nëse është fjala për disa javë apo muaj pas ndarjes.

Duhet të keni parasysh se mendimet negative dhe të dhimbshme vetëm sa ju dëmtojnë më shumë juve dhe lidhjen tuaja në të ardhmen, prandaj është kruciale posedimi i një mentaliteti pozitiv. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta

Hiqni puçrrat në fytyrë brenda nate me këto truqe të lehta

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Kalo në kategori