LAJMI I FUNDIT:

Rikualifikohet lënda për Almir Aliun, nga vrasje në fatkeqësi komunikacioni

Rikualifikohet lënda për Almir Aliun, nga vrasje në fatkeqësi komunikacioni

Ashtu siç ishte paralajmëruar, lënda për vrasësin e “Almir Aliut” është rikualifikuar edhe zyrtarisht. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme, kur prokurorja Kusigerska tha se Boban Iliq ka kryer veprën penale të “fatkeqësisë së komunikacionit”.

Sipas saj, me këtë rast është rrezikuar siguria e kalimtarëve, duke drejtuar automjetin me një shpejtësi gati 40 kilometër në orë.


Ajo thotë se Iliq nuk e ka kryer veprën me paramendim, duke shtuar se lënda është rikualifikuar pasi që janë vonuar dëshmitë e ekspertizës./Telegrafi/