LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Parlamenti i Holandës do të votojë më 16 prill

Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Parlamenti i Holandës do të votojë më 16 prill

Ekstremistet e djathtë në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shtetasit shqiptare në Schengen. Në Parlamentin e këtij vendi raportuan ministri i Jashtëm Stef Blok dhe ai për drejtësinë dhe sigurinë Grapperhaus.

Pyetja që ju bë atyre ishte se: A është përdorur liberalizimi i vizave nga kriminaliteti shqiptar Partitë e ekstremit të djathtë në Holandë kanë udhëhequr debatin duke kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë.


Sietse Rindert Fritsma deputet ekstremist e lidhi heqjen e vizave me kriminalitetin dhe kërkoi që vizat mos hiqen as për Kosovën.

Ministri për drejtësinë dhe sigurinë Grapperhaus, i cili ka vizituar edhe Shqipërinë tha Parlamentit se nuk shikonte ndonjë lidhje direkt mes vizave dhe krimit të organizuar.

Ky problem tha ai po luftohet në rrafshin kombëtar së bashku me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë. Sipas deputetit Van Wijngaarden i partisë VVD, rikthimi sistemit të vizave me Shqipërinë do të jetë e suksesshme vetëm atëherë kur të ketë mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-s.

Por Ministri i punëve të Jashtme të Holandës Stef Blok i tha parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë, në këtë mënyrë ai ka paraqitur edhe qëndrimin e qeverise së Holandës.

Megjithatë me 16 prill parlamenti holandez do votoje për propozimet e rikthimit të vizave me Shqipërinë./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori