Shtatëmbëdhjetë vjeçarja Robin West është një “anomali” në mesin e shoqërisë së saj – ajo nuk ka një telefon të mençur.
Në vend se të qëndroj gjatë tërë ditës në aplikacionet si TikTok dhe Instagram, ajo përdor të ashtuquajturin “telefonin jo të mençur”.
Këto janë telefona të thjeshtë me funksione të limituara në krahasim me iPhone për shembull. Zakonisht ju mund të bëni ose pranoni thirrje dhe mesazhe. Dhe nëse jeni me fat, mund të dëgjoni edhe radio dhe të bënë fotografi të thjeshta, por assesi nuk mund të keni lidhje me internet ose me aplikacione.
Këto pajisje janë të ngjashme me disa nga celularët e parë që njerëzit i blinin në fund të viteve të 90-ta, përcjell Telegrafi.
Vendimi i West për të hedhur tutje ish-telefonin e saj të mençur para dy vitesh ishte thjeshtë diçka e momentit. Por kur ajo shkoj në një dyqan ku shiteshin gjëra të dorës së dytë për të blerë një telefon tjetër ajo u josh nga çmimi i ulët i “telefonit tullë”.
Celulari i saj aktual i firmës franceze MobiWire, i kushtoi asaj pothuajse vetëm 10 euro. Dhe pasi që nuk është telefon i mençur, ajo nuk ka pse të shqetësohet për faturat e shtrenjta të internetit.
“Nuk kisha ide se sa shumë kontroll kishte marrë mbi jetën time një telefon i mençur deri në momentin e blerjes së ‘telefonit tullë’”, thotë ajo për BBC. “Kisha shumë aplikacione të rrjeteve sociale në atë telefon, dhe nuk mund të kryeja shumë punë për shkak se e përdorja atë gjatë gjithë kohës”, vazhdoi tutje ajo.
Londinezja shton se ajo nuk mendon se do ta blejë një telefon tjetër të mençur. “Jam e lumtur me ‘tullën’ time – nuk mendoj se më kufizon në diçka. Gjithsesi se jam më aktive”, bëri të ditur ajo.
“Telefonat jo të mençur” po vazhdojnë të kënaqen me një ringjallje. Kërkimet në Google për këta telefona kanë pasur një rritje prej 89 për qind në mes të viteve 2018 dhe 2021, kjo sipas një raporti nga firma softuerike SEMrush.
Dhe përderisa numrat e shitjeve janë të vështira për tu marrë, një raport thotë se vetëm gjatë vitit të shkuar këta telefona kishin arritur shifrën e shitjeve prej afro 1 miliard njësive, një dallim prej 400 milion shitjeve në krahasim me vitin 2019. Kjo vije si krahasim me shitjen botërore të 1.4 miliard telefonave të mençur, pas një ulje me 12.5 për qind që kishte në vitin 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave
Sa kushton telefoni i mençur Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'