LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi në të kaluarën naziste

Rikthimi në të kaluarën naziste

Në përvjetorin e fillimit të gjykimeve të Nurembergut, 90-vjeçarja Colette Marin-Catherine përballet me të kaluarën e saj duke e vizituar kampin e përqendrimit nazist në Gjermani, ku u vra vëllai i saj, transmeton Telegrafi.

Si vajzë e re ishte anëtare e rezistencës franceze dhe gjithmonë ka refuzuar të shkelte në Gjermani.


Gjërat ndryshuan kur një studente e ri e historisë me emrin Lucie, u fut në jetën e saj. E gatshme për të rihapur plagët e vjetra dhe për të rishikuar tmerret e asaj kohe, Marin-Catherine jep këshilla të rëndësishme

Dokumentarin e ditores Guardian, e kanë përgatitur regjisorët Anthony Giacchino dhe Alice Doyard.

“Edhe pse autoritarizmi dhe intoleranca janë në rritje, nuk po jetojmë në Evropën e okupuar të viteve 1940. Prandaj, mund të mësojmë nga shembulli i Colettes për rëndësinë e veprimeve dhe rezistencës kundër tiranisë, si dhe nga Lucie për rëndësinë e shqyrtimit të historisë për të kërkuar të vërtetat e saj në vend se të jetojmë në mitet e saj”, thotë Doyard. /Telegrafu/