Nëse flokët tuaj nuk janë shumë të harlisur dhe luksozë, modeli bixie do të jetë zgjidhja e përsosur

Floktarët e përshkruajnë këtë model flokësh si një bob i shprishur në një version më të shkurtër, i cili u jep flokëve shtresim, vëllim dhe teksturë, transmeton Telegrafi.


Në vitet nëntëdhjeta, yjet si Winona Ryder, Meg Ryan, Gwyneth Paltrow, Cameron Diaz, Halle Berry, Drew Barrymore, nuk kishin flokë aq të shkurtra sa të quheshin pixie dhe në të njëjtën kohë nuk ishin aq të gjata për t'u klasifikuar në bobin e famshëm.

bixies

Avantazhi i këtij modeli është se flokët nuk duhet të jenë plotësisht të drejtë për t'u dukur mirë, kështu që edhe njerëzit me flokë kaçurrela mund ta zgjedhin atë.

Fatkeqësisht, bixie nuk do t'u rrijë të gjithave mirë.

Kur është fjala për teksturën dhe llojin e flokëve, parukierët thonë se kandidatet për bixie nuk janë personat me flokë shumë të trashë apo shumë të fortë, por zonjat që kanë flokë pak më të butë dhe më të hollë.

natalie imbruglia bixie

Winter Haircut Trend Bixie Haircut

jgh

2022 Haircut Trend Bixie

/Telegrafi/