LAJMI I FUNDIT:

Rikthimet, befasitë dhe mungesat – lista e Sylvinhos për Euro 2024

Rikthimet, befasitë dhe mungesat – lista e Sylvinhos për Euro 2024

Sylvinho ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, ku në listën janë ftuar 27 futbollistë.

Në fund trajneri brazilian i Shqipërisë do të largojë një futbollist, pasi lista përfundimtare duhet të përfshijë 26 lojtarë.

Nuk kanë munguar befasitë në listë, derisa Sylvinho ka ftuar katër portierë, nëntë mbrojtës, tetë mesfushorë dhe gjashtë sulmues.


Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë
Lexo po ashtu Zyrtare: Sylvinho publikon listën e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024 - Cikalleshi mbetet jashtë

Padyshim që befasia më e madhe ka qenë lënia jashtë e sulmuesit kryesor Sokol Cikalleshit, derisa në listë mungojnë edhe emrat si Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja nga reparti ofensivë.

Ndërkohë në mesfushë bie në sy mungesa e Keidi Bares, por mungon edhe Arbnor Muçolli për të cilin Sylvinho ka thënë se donte ta kishte me vete, por shkaku i lëndimit ai ka mbetur jashtë listës.

Befasitë kanë qenë edhe në ftesa, pasi në listë janë edhe dy talentët si portieri Simon SImoni, por edhe mesfushori Medon Berisha.

Një befasi e mirë padyshim ka qenë ftesa për ish-kapitenin Amir Abrashin, i cili nuk ishte grumbulluar në vitin e fundit nga Sylvinho.

"Ka eksperiencë, grintë dhe është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Evropian" - Sylvinho tregon arsyen e ftesës për Abrashin
Lexo po ashtu "Ka eksperiencë, grintë dhe është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Evropian" - Sylvinho tregon arsyen e ftesës për Abrashin

Mesfushori gjakovar është pjesë e Shqipërisë për 11 vite dhe ka qenë gjithmonë një nga më të mirët në fushë, derisa Sylvino e ka ftuar atë falë formës së shkëlqyer që po kalon në Zvicër me skuadrën e tij Grasshoppers.

Ftesë nga Sylvinho ka marrë edhe Mirlind Daku, i cili nuk ishte fare i ftuar në ndeshjet e muajit mars, por falë formës fantastike me Rubin Kazanin ka bindur Sylvinhon për ta marrë me vete në Euro 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori