LAJMI I FUNDIT:

Rikthim emocionues për Potterin: Brighton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Rikthim emocionues për Potterin: Brighton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Chelsea është mysafir i Brightonit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në “Amex Stadium”, ndërsa do të jetë një sfidë emocionuese për Graham Potter që rikthehet në stadiumin e ish-skuadrës, por tani si trajner i Bluve.

Për këtë ndeshje, Pulëbardhat do të jenë pa Morder, që është i lënduar.



Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Chelsea nuk mund të llogarisë në Wesley Fofanan, Reece James dhe N’Golo Kante, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet zyrtare:

Brighton: Sanchez; Mitoma, Dunk, Webster; March, Caicedo, Mac Allister, Estupiñán; Gross, Trossard, Lallana.

Chelsea: Kepa; Chalobah, Silva, Cucurella; Pulisic, Kovačić, Loftus-Cheek, Sterling; Mount, Havertz, Gallagher. /Telegrafi/