LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° partlycloudy_night

Rikthehet në normalitet gjendja me mbeturina në Ferizaj

Rikthehet në normalitet gjendja me mbeturina në Ferizaj

Disa ditë me radhë KRM “Pastërtia” është përballur me defekte në makineri që bartin mbeturina, shkaku i temperaturave të ulëta. Kjo ka shkaktuar ngecie të shërbimit në disa lagje të qytetit. Por, që nga e hëna, gjendja është normalizuar dhe të gjitha deponitë dhe kontejnerët janë pastruar.

Drejtori i kësaj kompanie Basri Syla, ka thënë për Telegrafin se mbi 95 për qind është rikthyer në normalitet shërbimi për pastrimin e mbeturinave në qytet dhe lokalitete.

“Ka pasur disa defekte nëpër makineri shkaku i ngricave, por që menjëherë pas rregullimit të tyre të gjitha ekipet kanë dalë në terren dhe janë pastruar mbi 95 për qind e mbeturinave. Nuk ka hapësirë për shqetësime sepse ne jemi vazhdimisht në terren dhe në shërbim të qytetarëve me qëllim që ata të kenë ambient të pastër. Krejt çka ne kërkojmë që mbeturinat të hedhen nëpër kontejnerë sipas orarit me qëllim që mos të krijohen deponi. Në zonën e qytetit katër herë brenda ditës pastrohen kontejnerët”, ka deklaruar Syla./Telegrafi/