LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në tri rrugët e Pejës

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në tri rrugët e Pejës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka njoftuar se është kthyer furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e rrugëve “Azem Bejta”, “Mbreti Bardhyl” dhe “Tahir Coli”.

Kompania njoftoi se vërshimet që ndodhën mbrëmjen e së shtunës shkaktuan defekte të mëdha në sistemin e ujësjellësit, ndërsa tashmë janë kryer sanimet e duhura.


“Pas intervenimeve të menjëhershme dhe pas rreth 16 orë punë intensive të specialistëve të terrenit, tashmë furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer edhe për konsumatorët e ‘Asllan çeshme’-së. Dëmtime të evidentuara dhe sanuara me intervenim në sistem furnizues brena kësaj bashkësie, janë regjistruar në rrugët ‘Azem Bejta’, ‘Mbreti Bardhyl’ dhe ‘Tahir Coli’”.

“Respekt për ekipet e punonjësve të KRU ‘Hidrodrini’. Të njëjtit, gjatë punës, janë vizituar për t’u mbështetur për angazhimin vetëmohues edhe nga Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena”, thuhet në njoftim./Telegrafi/