LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Bentley me shirita si të tankut, kalon sipër disa veturave të vjetra (Video)

Rikthehet Bentley me shirita si të tankut, kalon sipër disa veturave të vjetra (Video)

Këtë herë, Ultratank nuk bën vetëm xhiro të lehta

Ishte bërë lajmë para pak kohësh një Bentley Continental GT, të cilit ia kishin vendosur në një garazh në Rusi, shiritat si të tankut në pjesët anësore, transmeton Telegrafi.


Modifikimet e shumta në Ultratank, kanë bërë që shiritat të rrotullohen me sukses në dy rrotë të mëdha, si dhe tetë tjera të vogla. Megjithëse, kishte disa problem teknike dhe nganjëherë edhe ngecte.

E njëjta makinë është rikthyer, kësaj radhe edhe më e fuqishme, për të bërë disa manovra jo të zakonshme. Bentley që nuk ka dyer, i është forcuar sistemi amortizerave dhe barazpeshimit, për t’i ndihmuar të arrijë mbi 50 kilometra në orë.

Me kapacitetin prej 400 kuaj fuqive, Ultratank kaloi me sukses sipër disa veturve të vjetra, si dhe nëpër terrene mjaft të vështira. Duke pasur parasysh ndërtimin, ky Bentley tregoi edhe shpejtësinë që ka, në një pistë. /Telegrafi/