LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen shërbimet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK

Rikthehen shërbimet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK

Që nga nesër Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të rikthej shërbimet në ambulance specialistike. Këto shërbime po rikthehen pas disa muajve të punës me staf e program të reduktuar për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Pandemia COVID-19 ka ndikuar në rrjedhën e punës së kirurgëve torakal dhe stafit tjetër të Kirurgjisë Torakale. Kjo për shkak se është punuar me operacione selektive dhe mjekët kanë shërbyer edhe në klinikat COVID atje ku ka pasur nevojë për ndërhyrjen e tyre, thotë për TV Dukagjini, Saudin Maliqi, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale.


Ai thotë se që nga marsi punohej me program të reduktuar ndërsa prej nesër pritet të kthehen në normalitet.

“Klinika jonë që nga nesër do të fillojë me shërbimin ambulantor të Klinikës së Kirurgjisë Torakale në ambulancat specialistike”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Saudin Maliqi.

Maliqi thotë se operimet urgjente  nuk janë ndalur asnjëherë ndërsa që nga marsi në këtë Klinikë janë trajtuar 15 pacientë aktiv në COVID-19, por të infektuar kishte edhe nga stafi, përcjell Telegrafi.

“Të infektuar kemi pas shtatë nga personeli prej tyre dy mjekë dhe të tjerët infermierë ky numër i mjekëve dhe infermierëve karshi punë dhe kohës së gjatë tregon se këtu janë aplikuar në mënyrë të duhur masat anti-COVID respektivisht është respektuar udhëzuesi i IKSHPK-së”, shtoi tutje Saudin Maliqi.

Maliqi thotë se një pjesë e stafit të klinikës së udhëheq kanë punuar edhe në klinikën infektive, atë të Pulmologjisë dhe atë të neurologjisë të njohura si klinika COVID. Sipas tij ambulancat specialistike që nga nesër do rikthehen në punë për të shërbyer dhe kontrolluar të gjithë qytetarët në nevojë, ndërsa thotë se të gjithë mantel bardhët e infektuar e kanë kaluar virusin dhe janë rikthyer në punë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori