LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen mjellmat e zeza në Ohër

Rikthehen mjellmat e zeza në Ohër

Mjellmat e Zeza janë rikthyer sot në liqenin e Ohrit, nga kopshti zoologji i Beogradit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitet e 70-ta mjellmat e zeza se bashku me të bardhat përfaqësonin një atraksion të vërtetë turistik, në liqenin e Ohrit, por ata pësuan nga njerëz të pakujdesshshëm ku erdhi deri te zhdukja e plotë e këtyre shpendëve të bukura. Sot nga kopshit zoologjik i Beogradit, u soll një çift i mjellmave të zeza ku pritet që të shtojnë sojin e tyre në liqenin e Ohrit./Telegrafi/