LAJMI I FUNDIT:

Riinvest prezanton raporton për ambientin biznesor në Kosovë

Riinvest prezanton raporton për ambientin biznesor në Kosovë

Institutit Riinvest organizon konferencën e katërt ndërkombëtare me temë “Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike”, e cila mbahet për nder të shënimit të 22 vjetorit të Institutit Riinvest.

Përgjatë kësaj konference, do të prezantohet raporti i fundit i Institutit Riinvest “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”, si dhe “Buletini Makroekonomik 1/2017”, raport ky i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.


Në këtë konferencë, për herë të parë, do të prezantohet dhe bashkëpunimi i ri në mes të Institutit Riinvest dhe Ministrisë së Financave (MF), nëpërmjet ofrimit të numrit të parë të dokumentit përmbledhës të rrjedhave ekonomike në vend, “Buletini Makroekonnomik 1/2017”. Ky dokument, si botim i përbashkët i Riinvest dhe MF, do të prezantohet në baza kuartale në Kosovë. Gjithashtu, si pjesë hyrëse e diskutimit, do të prezantohet dhe raporti i fundit i Institutit Riinvest “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”.

Në sesionin e pasdites, do të prezantohen disa punime shkencore nga autorë ndërkombëtarë. Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës në largim, do të mbajë një fjalim, përderisa të gjeturat e studimeve, do të diskutohen nga Hajredin Kuçi – zëvendëskryeministër i parë i Kosovës në largim; Avdullah Hoti – Ministër i Financave në largim; Marco Mantovanelli – Menaxher për Kosovë i Bankës Botërore; Ruud Vermeulen – Përfaqësuesi Rezident i FMN; Muhamet Mustafa – Profesor i Ekonomisë; Hykmete Bajrami – Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në largim; Petrit Gashi – Kryetar i Bordit në AKP-së.

/Telegrafi/