LAJMI I FUNDIT:

Rihanna vesh të brendshme festive në prag të festave të fundvitit

Rihanna vesh të brendshme festive në prag të festave të fundvitit

Dhjetori ka hyrë dhe të gjithë po presim me pa durim festat e këtij muaji, për të ndryshuar paksa rutinën negative që kishim këtë vit si shkak i pandemisë.

Për disa prej nesh, kjo përfshin blerjen e një peme të Krishtlindjes dhe dekorimin e gjysmës së shtëpisë në drita.


Për të tjerët, dhjetori do të thotë të shikojnë sirtarët në kërkim të atij xhemperit të çmuar të Krishtlindjes. Por për Rihanna, kjo do të thotë diçka shumë më ekstreme.

Savage x Fenty ka postuar fotografi të Rihannas në të brendshme seksi festive.

E ulur në majë të një karrigeje me sajë, me një qilim prej lëkure deleje dhe pemën e Krishtlindjes në sfond, Rihanna duket si mbretëreshë akulli, e veshur me një set të shtypur që përputhet.

Rihanna kombinoi të brendshmet me një xhaketë të bardhë, që përputhet me çorapet e gjata deri në kofshë dhe një palë taka të argjendi – për të cilat, vetëm mund të themi, kjo veshje do të ishte krejtësisht jopraktike për dalje të vërtet në dëborë. Pamjen e përfundon me një grim të bukur, me fokus në buzët e kuqe që marrim vëmendje.

Ndryshe, së fundmi po flitet se Rihanna dhe ASAP Rocky janë në lidhje dashurie. /Telegrafi/