Brown u arrestua me akuzën se kishte bërë kërcënime kriminale pas ndejës pre-Grammy Awards në Los Angeles, pas incidentit me Rihannan si pasojë e të cilit këngëtarja kishte përfunduar në spital.

Babai i këngëtares e konfirmoi ndarjen e çiftit duke u shprehur i kënaqur me fundin e kësaj lidhje. Por së fundi raportohet se dyshja janë duke e ringjallur lidhjen e tyre, duke kaluar kohë së bashku në shtëpinë e reperit tjetër, P. Diddy në Miami.

“Ata janë së bashku sërish. Ata kujdesen për njëri-tjetrin. Ai i ka telefonuar asaj për t’ia uruar ditëlindjen. Ata ja kanë zgjatur dorën njëri-tjetrin. Ka qenë e dyanshme”, thotë një burim për People.