Krijuesja e hitit “Russian Roulette” po ashtu dëshiron të ndërtojë edhe karrierë në modë, bën të ditur revista Now.

“Do të doja të realizoj filma. Në fakt kam marrë disa orë mësimi për aktrim, andaj shpresoj një ditë do të kem kohë të bëj diçka të tillë”.

“Ka aq shumë gjëra të cilat dua t’i bëj. Brenda dhjetë vitesh shpresoj se do të bëj filma dhe do të kem lidhje me modën, si edhe me muzikën. Vetëm dua të bëhem edhe më e mirë”, ka thënë bukuroshja./Telegrafi/