Këngëtarja e njohur, Rihanna, vazhdon të shkëlqejë si një diamant.

32-vjeçarja së bashku me themeluesin e rrjetit social Twitter, Jack Dorset, kanë dhuruar 15 milion dollarë përmes fondacionin Clara Lionel Foundation, për të ndihmuar ata që vuajnë nga shëndeti mendor, shkruan Daily Mail.


Organizata e krijueses së hitit “You Da One”, përfshin qytetin e Chicago, Newark, New Jersey dhe vendet të cilat janë prekur më shumë.

29802860 8438651 The latest Rihanna 32 in a joint effort with Twitter s Jack Dors a 20 1592538375171

“Në Newark, është vendi më i prekur nga COVID-19, me familje me të ardhura të pakta, të pa strehë, të cilët janë duke u përballur me vendime të ndryshme: të blejnë gjësende ushqimore apo të paguajnë faturat”, kishte thënë Rihanna.

Ajo ndërkaq kishte shtuar se të gjitha këto para do të shkojnë për shëndetin mendor të popullsisë, ata që kanë shumë fëmijë dhe të rinjtë që u takojnë komunitetin LGBTQ.

29802888 8438651 It s the latest in a series of donations from the pop superstar  a 19 1592538375014

Rihanna po ashtu më parë kishte dhuruar më shumë se 36 milionë dollarë për të luftuar kundër pandemisë coronavirus. /Telegrafi/