Rihanna dhe ASAP Rocky i shfaqën botës pamjen e parë të fëmijës së tyre të dytë së bashku, një djalë që e kanë quajtur Riot Rose.

Ylli 35-vjeçar i pop-it dhe ylli 34-vjeçar i rap-it hodhën foto të familjes së tyre prej katër anëtarësh, duke përfshirë djalin e tyre të dytë, i cili lindi më 1 gusht, sipas People dhe mediave të tjera.


Fëmija i parë i çiftit, RZA, lindi në maj 2022.

Rihanna e bëri publike shtatzëninë e saj pas performancës së saj në shfaqjen e pjesës së dytë të Super Bowl të shkurtit, kur barku i rrumbullakosur ishte e dukshme në rrobat e ngushta që ajo kishte veshur nën kostumin e saj të kuq.

75601605 12536581 The 35 year old singer who gave birth to her second son with her a 13 1695141510461

Çifti përdori të njëjtin fotograf rruge, Diggzy, për të shkrepur fotot e tyre të reja familjare. Në njërën, ata janë mbështetur në një makinë me fëmijët e tyre.

Në një tjetër, ASAP mbante fëmijën e parë të çiftit mbi supet e tij. Të tjerat tregojnë Rihannan duke buzëqeshur para kamerës teksa mban të porsalindur në duar.

75601589 0 image a 11 1695141118178

Theksojmë që Diggzy ishte gjithashtu fotografi që shkrepi fotot e të dyve në New Yokr kur zyrtarisht zbuluan shtatzëninë e tyre të parë.

Nëntë herë fituesja e çmimit "Grammy", Rihanna ka 14 hitet nr. 1 në Billboard Hot 100, duke përfshirë "We Found Love", "Work", "Umbrella" dhe "Disturbia".

75601215 0 image a 10 1695141101282

ASAP Rocky e filloi karrierën e tij në 2011 me kolektivin hip-hop ASAP Mob dhe publikoi albumin e tij të parë në studio, Live, Love, ASAP, në 2013, kur debutoi në pozitë e parë. Ai është nominuar për dy "Grammy".

Çifti e zbuloi publikisht lidhjen e tyre në vitin 2020. /Telegrafi/

75601601 0 image a 8 1695141045764

75601599 0 image a 5 1695140951536