LAJMI I FUNDIT:

Rifillon puna me kapacitet të plotë në GALERIA SHOPPING MALL

Rifillon puna me kapacitet të plotë në GALERIA SHOPPING MALL

27 Shtator 2021 – Pas miratimit të masave të reja nga Qeveria e Kosovës, dhe rekomandimeve të fundit nga IKSHPK lidhur me përmirësimin e situatës pandemike në vend, qendra tregtare GALERIA në Prizren do të filloj të operojë me kapacitet të plotë, respektivisht do të aktivizohet puna e restoranteve, kafiterive dhe këndeve të argëtimit.

Galeria Shopping Mall do të filloj të punoj me orar të plotë sipas orarit të qarkullimit.

Duke respektuar vendimin e organeve përkatëse në hyrje të qendrës është obligative që të paraqitet çertifikata e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative: testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.

Vlen të potencohet se Galeria Shopping Mall në Prizren është një ambient i sigurt për të gjithë vizitorët, duke e priotizuar gjithmonë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, Galeria Shopping Mall operon në bazë të manualit dhe rekomandimeve nga organet përkatëse të shëndetësisë kështu duke u kujdesur për mirëqenien tuaj gjatë kohës së kaluar në qendër.

Nëse ju kanë munguar specialitetet e ushqimit në qendrën Galeria, kafeja me miqtë tuaj dhe këndi i argëtimit, nga 27 shtatori Galeria Shopping Mall në Prizren rihap dyert për të gjithë vizitorët dhe ju mirëpret me shumë surpriza në destinacionin tuaj të preferuar.

Artikull i sponzorizuar