LAJMI I FUNDIT:

Ribotohet libri “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”

Ribotohet libri “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”

Instituti i Historisë se Kosovës, ka ribotuar librin “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”, të autorit Shkodran Imeraj, libër ky që është botuar për herë të parë në mars të vitit 2015 me rastin e 16 vjetorit të Masakrës në Lybeniq të Pejës, të kryer më 1 prill të vitit 1999.

Libri ka gjithsej 248 faqe, dhe është i pasqyruar deri në detaje me të dhënët për gjenocidin që kreu policia, ushtria dhe forcat paraushtarake serbe më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999.


Libri është ribotuar pas kërkesë se madhe për të pasur lexuesi në dorë këtë monografi, e cila argumenton gjenocidin serb në Kosovë.