LAJMI I FUNDIT:

Riaktivizohet marrëveshja me Italinë, anija me 49 emigrantë niset drejt Shqipërisë

Riaktivizohet marrëveshja me Italinë, anija me 49 emigrantë niset drejt Shqipërisë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët është riaktivizuar, teksa anija Cassiopeia është nisur drejt Shqipërisë me 49 emigrantë në bord.

Ata do të mbërrijnë në portin e Shëngjinit dhe më pas do të akomodohen në Gjadër, ku do të qëndrojnë deri në përfundimin e procedurave.

Rinisja e operacionit vjen pas rreth dy muajsh ndërprerje. Kampi i Gjadrit dhe qendra pritëse në Shëngjin mbetën bosh, pasi përpjekjet e para për të akomoduar disa dhjetëra emigrantët tetorin dhe nëntorin e kaluar u penguan nga gjykatat italiane.


Sipas gjykatave italiane, emigrantët nuk vinin nga vende të sigurta, pavarësisht nga lista e miratuar me dekret nga qeveria. Çështja u dërgua në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, ndërsa nuk ka ende një vendim. Sipas mediave italiane, rifillimi i operacioneve erdhi për shkak të shtimit të zbarkimeve, ku 1,264 emigrantë kanë mbërritur në gjashtë ditët e fundit.

Sipas marrëveshjes me Italinë, në Shqipëri transferohen vetëm emigrantët meshkuj, të rritur, me shëndet të mirë dhe që vijnë nga vende të sigurta, të cilët nuk kanë thuajse asnjë gjasë që të përfitojnë azilin. Pa përfundimit të procedurave, ata do të riatdhesohen./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori