LAJMI I FUNDIT:

Rezvani Tank është makina më e fuqishme SUV

Rezvani Tank është makina më e fuqishme SUV

Në këtë SUV, është edhe mbrojtja ndaj sulmit me artileri

Modeli i vjet Tank, ishte një SUV shumë i fuqishëm, mirëpo me versionin e ri që vjen vitin e ardhshëm, Rezvani e ka ndritur në një nivel shumë më të lartë, transmeton Telegrafi.

I bazuar në Jeep Wrangler, kompania ka punuar që kjo të jetë makina më e fuqishme SUV, që ndonjëherë mund të del nga prodhimi. Derisa specifikat nuk janë bërë të ditura, prodhuesi pretendon se kjo makinë me 6.2 litra që prodhon 1,000 kuaj fuqi, është më e fuqishmja në botë.

Stili agresiv prej si një makinë ushtarake dhe mundësitë e mbrojtjes nga sulmet me artileri, nuk pamundësojnë që Tank të jetë një makinë që përdoret edhe në baza ditore.

Blerjet për Rezvani Tank fillojnë nga 138 mijë euro, ndërsa Tank Military Edition fillon nga 263 mijë euro, që është një version shumë më i fuqishëm dhe i mirë. /Telegrafi/