LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e zgjedhjeve në Rusi janë një “falsifikim i plotë” dhe votat janë manipuluar, thotë eksperti perëndimor

Rezultatet e zgjedhjeve në Rusi janë një “falsifikim i plotë” dhe votat janë manipuluar, thotë eksperti perëndimor

Shifrat që tregojnë mbështetjen e shumicës për presidentin rus, Vladimir Putin, janë një “falsifikim i plotë” dhe tregojnë se votat janë manipuluar, tha një ekspert perëndimor.

Callum Fraser, bashkëpunëtor i sigurisë ruse dhe euroaziatike në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, tha se votat e brendshme në krahasim me ato jashtë vendit “demonstrojnë shkallën e manipulimit të votave në Rusi”.

Sipas Fraser, sondazhet jashtë Rusisë tregojnë se Vladislav Davankov kishte siguruar shumicën e votave, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


“Rezultatet e pritshme që tregojnë 89 për qind mbështetje për Putinin janë një trillim i plotë. Disa burime sugjerojnë se Putini siguroi rreth 55 për qind të votave të brendshme”, tha ai.

Fraser gjithashtu tha se votimi elektronik “me gjasë është një nga mashtrimet më të mëdha zgjedhore”.

Kjo pasi nga sistemet elektronike nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar fletat e votimit. Edhe kompania e lidhur me sistemin “ka lidhje të ngushta” me shtetin rus.

“Dëshmitë e aktivitetit të dyshimtë të votimit elektronik janë parë në disa rajone të largëta lindore si Kamçatka ku pjesëmarrja e votuesve vetëm ditën e parë ishte 80 për qind”, tha Fraser.

Siç bëhet e ditur, njerëzit në pjesët e okupuara të Ukrainës janë detyruar të votojnë “nën kërcënimin e armëve”.

Disa prej tyre kanë treguar rezistencë përmes përpjekjeve për të prishur fletëvotimet dhe për të sulmuar qendrat e votimit, ndërkohë që ka pasur “pjesëmarrje të konsiderueshme” në protestën kundër Putinit.

Ndryshe, shqetësimi kryesor mbetet se Kremlini “po i detyron me sukses rusët t’i nënshtrohen autoritetit të Putinit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Kalo në kategori