LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e maturës shtetërore, më së voni deri më 14 korrik

Rezultatet e maturës shtetërore, më së voni deri më 14 korrik

Edhe sot maturantët kanë mbajtur provimin e maturës shtetërore. Numri i përgjithshëm i maturantëve të cilët duhet të futen në provim është 16,426. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, në gjuhën maqedonase dhe letërsi janë paraqitur 10.632, në gjuhën shqipe dhe letërsi 5.120 dhe në gjuhën turke 418 maturantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet e para pritet të publikohen më së voni deri 14 korrik. Pas publikimit të rezultateve nxënësit do të kenë të drejtë që në afat prej 2 ditëve të dorëzojnë ankesa.


Nxënësit që nuk do të kalojnë këtë afatë, do të kenë mundësi edhe në afatin e muajt gusht./Telegrafi/