Rezoluta që njeh dhe dënon gjenocidin e Srebrenicës, të cilën opozita malazeze, e udhëhequr nga Partia Boshnjake, i dërgoi parlamentit malazes për miratim, pritet të ketë shumicën pasi anëtarët e koalicionit “Bardh e Zi” të Dritan Abazoviqit thanë se do ta mbështesnin atë.
Partia Boshnjake u përpoq të vendoste të njëjtën rezolutë në axhendën e parlamentit malazes në fund të vitit të kaluar, por më pas nuk mori shumicën për ta diskutuar atë.
Rezoluta dënon me forcë gjenocidin në Srebrenicë, konfirmon se më shumë se 8,000 civilë boshnjakë vdiqën në gjenocid, ndalon mohimin publik të ekzistencës ose zvogëlimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe shpall 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për viktimat e Srebrenicës.
Katër anëtarë të Koalicionit “Bardh e Zi” të Abazoviqit konfirmuan në një konferencë shtypi se do të mbështesnin rezolutën mbi Srebrenicë, e cila, me 40 anëtarë të opozitës, do të ketë një shumicë të mjaftueshme për miratimin e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rezoluta për Srebrenicën është pika e parafundit e sesionit pranveror dhe deputetët pritet të fillojnë debatin mbi të sot.
Por, përveç kësaj, gjatë kësaj seance pritet të ketë edhe një zhvillim tjetër, i cili madje do të mund të rrezikonte koalicionin qeverisës.
Më parë, koalicioni qeverisës do të vihet në provë, pasi do të vendosë mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapic për të shkarkuar ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe sfidimin e legjitimitetit të gjykatës së krimeve të luftës në Hagë.
Sipas oslobodjenje.ba, propozimi i Krivokapiq për të shkarkuar Leposaviq refuzohet të mbështetet nga një shumicë e madhe e zyrtarëve qeveritarë.
Kështu, Fronti Demokratik pro-Serb deklaroi se Leposaviq “nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi” dhe ata thanë se shkarkimi i tij përfundimtar mund të çonte në rënien e qeverisë malazeze.
Po sipas mediumit në fjalë, është e sigurt se vetëm ata nga koalicioni i Abazoviqit do të mbështesin largimin e Leposaviqit nga qeveria.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve të opozitës e Milo Gjukanoviq vendosi të bojkotojë një pjesë të sesionit pranveror të parlamentit, gjë që, sipas analistëve, “la patatet e nxehta” në duart e koalicionit qeverisës, duke mos dashur që ata të marrin pjesë në shkarkimin e ministrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania