LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta dhe ëndrrat e këqija të politikës serbe

Lëvizjet e kohëve të fundit të politikës dhe diplomacisë serbe, të strucit, pas mendimit të GJND-së, ku deklarimi i pavarësisë së Kosovës i datës 17 shkurt 2008 ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ka të bëjë me atë se duke parë se gënjeshtrat e saj (Serbisë) më nuk po zënë vend dhe janë zbuluar nga bota demokratike, tani po përpiqet të nxjerrë “diçka” nga këto humbje të thella dhe të vazhdueshme. Kur themi të nxjerrin “diçka”, kjo ka të bëjë me dy gjëra: e para të kërkoj me anët të përkrahësve të saj tejkalimin dhe humbjen e fuqisë së dokumentit të emisarit të OKB, Martti Ahtisaari, duke krijuar kështu kushte për ndarje të brendshme të Kosovës; dhe e dyta, të tentoj të marrë por pa suksese ndonjë pjesë të territorit të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës të populluar me serbë, apo të mbaj gjithnjë një pjesë të territorit (Mitrovicën e veriut) si të diskutueshëm me pretendime nga dy anët si nga Prishtina ashtu edhe Beogradi. E kjo do të mund të merrte formën e një “Kashmiri” të dytë në Ballkan.

Gjithashtu duhet theksuar se shtetit serb duke mos dashur që të zbres me këmbë në tokën e realitetit dhe ta pranojë atë, ai dëshiron që në rrafshin politik të pengojë vazhdimisht proceset e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës dhe rrugën e forcimit të tij si shtet, pastaj në rrafshin diplomatik të ndikoj në vendet tjera duke u munduar të nxjerrë “diçka” apo edhe të hedh ide të ndryshme si lloj kompromisi, e që ky lloj kompromisi do të emërohej si një lloj i specialiteteve dhe shijeve të ndryshme. Por edhe ky hap i saj do të jetë i pasuksesshëm, ndërsa në rrafshin e sigurisë dhe stabilitetit ajo (Serbia) do të bëjë çmos që shtetin e mbikëqyrur të Kosovës ta shndërroj në një vend të tmerrshëm apo dinotopian, duke futur struktura ilegale, rrjete të ndryshme terroriste islamike, mbajtje në tension dhe nën presion të disa nga qytetarëve serb, etj, etj.


Ndërkaq përpjekjet e tanishme të Serbisë në Asamblenë e OKB-së që me anë të rezolutës ta mbaj Kosovën si një problem të pazgjidhur janë jo vetëm të dështuara, kur dihet se Kosova tani është shtet i mbikëqyrur që do të thotë se ka hyrë një rrugë të re të ecjes si shtet drejt proceseve të ndërtimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike, dhe se çdo përpjekje e shtetit serb për të prekur këtë status të ri të Kosovës si shtet janë të kota dhe pa asnjë efekt. Përpjekjet e shtetit serb në lidhje me këtë rezolutë në Kombet e Bashkuara kanë të bëjnë me mosshkëputjen e politikës dhe diplomacisë së saj nga idetë dhe doktrinat të kohëve të errëta naçertaniane. Serbia dëshiron që duke mbajtur gjallë këto doktrina të rrejshme të zhvillojë politikën dhe diplomacinë e saj në vija të ideologëve si psh. Çubrilloviq, Çosiq, Milosheviq, etj, etj., doktrina dhe ideologji këto që vetëm sa do ta trashnin të keqen dhe zinxhirët që ka lidhur veten Serbia gjerë më sot.

Prandaj vazhdimi i kësaj politike destruktive të shtetit serb gjithnjë e më shumë po tregon se ajo jo vetëm që është një ndër vendet që nuk dëshiron paqen, demokracinë, stabilitetin, të drejtën historike, fqinjësinë e mirë, proceset e integrimit në familjen evropiane, por ajo është edhe bllokuesja kryesore e këtyre proceseve dhe kësaj rruge të këtij rajoni, apo më mirë ajo urren ngjitjen drejt këtyre proceseve të rëndësishme dhe jetike si për vendin ashtu edhe rajonin në përgjithësi. Përgjumja e politikës dhe diplomacisë serbe ende në shekujt e errët të saj ideologjikë dhe doktrinar tregon se ajo deri në ditët tona e ka ndërtuar politikën dhe diplomacinë mbi doktrina dhe ideologji që tani bota i ka vjelë. Në vend se ajo (Serbia) të zgjohet nga ëndrrat e saj ideologjike dhe të filloj të hyj në realitetin e ri të shekullit XXI, shekull ky që shumë nga vendeve të rajonit ua ka hapur sytë dhe mundësitë për të ecur përpara drejt proceseve të demokratizimit dhe integrimit në familjen evropiane, ajo mbetet ende e mbështjellë nga këto doktrina që nuk lejojnë të shohin këtë epokë të re të këtij shekulli në hapësirën e gadishullit Ballkanik.

Kështu që tani është koha që Serbia të zgjohet nga këto ëndrra të këqija, të kap realitetin, të filloj të ndryshoj vetveten dhe rrënjët e politikës dhe diplomacisë së saj si dhe të heq nga kushtetuta e saj Kosovën e cila kurrë dhe në asnjë rrethanë në realitetin historik të gadishullit ilirik (ballkanik) nuk ka qenë pjesë e Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë shteti serb do të mund të jetoj në paqe me vetveten dhe me fqinjët e saj si dhe me të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të mund ta përqafonte demokracinë, politikën konstruktive, bashkëpunuese, fqinjësinë e mirë dhe të proceseve të integrimit në strukturat e Unionit Evropian.

Sidoqoftë tani shteti i mbikëqyrur i Kosovës dhe institucionet në tërësi duhet që në mënyrë të kujdesshme dhe të mençur të bëjnë politika produktive që çojnë vendin drejt proceseve të sigurta dhe progresive duke hequr nga rrugët të gjitha pengesat që e pengojnë procesin e ecjes së saj në proceset e ndërtimit të një shtetit juridik, demokratik dhe evropian. Ndërkaq në anën tjetër lidershipi dhe tërë shteti i mbikëqyrur i Kosovës duhet të jenë falënderues ndaj vendeve mike që po e mbështesin vendin në të gjitha sferat, vende këto që e kanë mbështetur fuqishëm pavarësinë e Kosovës, ndërsa tani ato po e bëjnë të njëjtën punë duke e mbrojtur këtë projekt edhe duke kundërshtuar pengesat e vazhdueshme të politikes dhe diplomacisë serbe të sturcit. Institucionet e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës duhet që të punojnë në mënyrë të palodhshme në largimin e të metave dhe të gjithë dukurive që pengojnë konsolidimin, ndërtimin dhe ecjen e Kosovës në proceset e integrimit në familjen evropiane.

Në trend

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Kalo në kategori