Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka kohë që nuk ka sjellë për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë e angazhuar dhe shumë aktive me pasionin e saj tjetër - fotografinë.


Rezarta është gjithashtu shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video shumë interesante, ku shfaqet mjaft tërheqëse me një fustan të zi të shkurtër.

Si në stilin e Marilyn Monroe, era nuk po e linte të qetë, duke bërë që fustani i saj të valvitet lartë.

Duke e mbajtur me duar, këngëtarja Shkurta nuk ka hezituar që të realizojë një video, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e fansave të saj.

"Oops, unë e bëra sërish", ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj. /Telegrafi/