Këngëtaret e njohura të skenës Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjari janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën në përditshmëri.

Së fundmi, ato kanë bërë të ditur se kanë shkuar së bashku në Romë, për të kaluar disa ditë pushimi në kryeqytetin italian.


Rezarta ka qenë ajo e cila ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet bashkë me Zaiminën në hotel, teksa e ka kapur këtë të fundit të shtrirë në krevat, pasi ka kryer dushin e saj.

Në momentin që Zaimina ka parë se po xhirohet nga Rezarta, ajo ka përshëndetur me dorë gjithë ndjekësit e saj. /Telegrafi/

zaimina 2 Zaimina incizohet nga Rezarta në dhomën e hotelit ku po qëndrojnë. Foto nga Instagram Story.