LAJMI I FUNDIT:

​Rexhepi-Hovenier diskutojnë për avancimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë

​Rexhepi-Hovenier diskutojnë për avancimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Në takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.


Zëvendëskryeministrja Rexhepi falënderoi ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se është nder i madh që të shkëmbejmë mendimet për pozitën dhe sfidat e komuniteteve jo shumicë në institucionet e Kosovës.

Ajo theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në interes të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.