Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se publikimi i videos së dytë të LVV-së brenda pak ditësh paraqet një metodë demokratike, metoda të cilat sipas tij i përdorë çdo subjekt politik.
Rexhaj në RTV Dukagjini ka thënë se një video e tillë është publikuar me qëllim të të treguarit se çfarë ka ndodhur me të kaluarën me terminalet.
“Janë metoda demokratike, metoda që i përdorë çdo subjekt politik jo vetëm në Kosovë por gjithandej në Evropë. Krahasimi i punës sonë të hapjes së terminalit në Durrës është lajm i mire për Kosovën po krahas kësaj, ne donim të tregonim se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, ka deklaruar ai.
Një ndër të përmendurit në videon e publikuar të LVV-së ishte edhe Sami Lushtaku.
Lidhur me reagimin e tij, Rexhaj ka thënë se nuk pajtohet me pjesën kur Lushtaku krahason LVV-në me përndjekjen që i ishte bërë nga Serbia
“Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E ftoj t’a padisë LVV-në për shpifje mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli krahas aleatëve ndërkombëtar dhe dëshmorëve të rënë”, ka deklaruar Rexhaj.
Në video nuk ishte kursyer as figura e Isa Mustafës dhe djemve të tij për të cilët, Rexhaj shprehet i sigurt se të njëjtit kishin terminale doganore dhe një gjë të tillë ai thotë se e di e tërë Kosova.
Një reagim ka ardhur edhe nga vet Besnik Mustafa, djali i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Musatafa.
“Kompania “Intereuropa” me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani Sllovene me seli në Koper të Sllovenisë. Por pushteti, për nevoja të propagandës, kompaninë Sllovene dhe terminalin e saj e bënë të familjes tonë. E gjithë kjo për të shantazhuar dhe kërcënuar në emër të Byros së tyre politike për konfiskim”, ka reaguar ai.
Ftesa drejt gjykatës nga ana e Rexhaj nuk është kursyer as për Mustafën dhe djemtë e tij. Me bindje, ai thotë se rikujtimi i së kaluarës është ai i cili bezdisë qeverisësit e së kaluarës.
Të hënën e 10 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje sërish përmes një videoje në Facebook ka kritikuar deputetë e ish-pushtetarë të ndryshëm, duke thënë se terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit