LAJMI I FUNDIT:

Rexhaili dhe gjithë të burgosurit tjerë janë absolutisht të pafajshëm

I tërë opinioni shqiptar, e posaçërisht ai në rrethinën e Shkupit dhe të Kumanovës u shtang dhe u shokua me shqiptimin e dënimit ndaj bijve më të mirë të tyre, nga Gjykata maqedonase, edhe atë me burgim të përjetshëm. Çfarë flet kjo?Kjo flet se ky shtet edhe ashtu i brishtë dhe duke u mbajtur me infuzione ndërkombëtare, është duke dëshmuar se i takon epokës së gladiatorëve dhe përbëhet nga mentaliteti i pareformuar shtazarak.

Të dënosh njerëzit e pafajshëm me burgim të përjetshëm, kjo është krim i gjykatave dhe i gjithë atyre përgatitësve të këtij skenari. Vallë a vetëm shqiptarët duhet të dënohen me burgim të përjetshëm, vetëm ata duhet t`i mbushen burgjet, vetëm duke u mbyllur shqiptarët luftohet krimi……


Këtyre gjërave të liga dhe antidemokratike është duke i ndihmuar me ose pa dashje faktori politik shqiptar, pjesëmarrës në qeverinë Gruevski, i cili gjatë kësaj periudhe heshti dhe po hesht në absurditet, duke mos mundur dhe ditur si ti mbrojë qytetarët e vet shqiptarë, ish- pjesëtarët e luftës së vitit 2001 e mbi të gjitha njerëzit e pafajshëm. Rasti i Rexhail Qerimit, si bashkëfshatarë i imi më tronditi personalisht edhe mua, ngase sipas gjithë dëshmitarëve gjatë kohës së vrasjes së policit,ky njeri ka qenë në fshatin e tij me shokë, si dhe nuk ka pasur kurrfarë lidhje me aktin e vrasjes së policit.

Por jo, kjo nuk merret parasysh nga qeveria dhe gjykatat e korruptuara që janë shndërruar sikurse gjykatat serbe të Rankoviçit dhe Millosheviçit, sepse përbrenda saj nuk ka gjykatës, po viça dhe monstrumë, që janë të mpirë nga ideja që burgjet maqedonase t`i mbushin me shqiptarë të pafajshëm.

Rexhail Qerimi me shokë, si dhe shumë të burgosur të tjerë të pafajshëm, ata të Sopotit, të Brodecit,……. e kështu me radhë janë të pafajshëm. Ata nuk janë kriminelë, po njerëz punëtorë, atdhetarë që në momentet kur u thirr kushtrimi i lirisë i`u përgjigjën pa asnjë dyshim. Andaj nga burgjet famëkeqe dëgjojmë kushtrimin e tyre për t`i ndihmuar dhe për t`i liruar nga burgu.

Por, ky kushtrim nuk shkon tek shurdhmemecët, tek injorantët dhe të mjerët, që nuk i`u dëgjua zëri në asnjë moment, nga shkaku se i mbyllen luftëtarët në çdo ditë, ngase ish- luftëtarët nuk mundën të shohin një ditë të bardhë, ngase zonat shqiptare janë të rrezikuar çdo ditë nga aksionet e mundshme policore “për kapje të kriminelëve” nga kriminelët.

Qeveritarët shqiptarë, deputetët e zonave në vend se të braktisin institucionet e këtij shteti të mbrapshtë, ata shkojnë marrin rrogat e tyre, bredhin nëpër kafene dhe restorante, e në anën tjetër duke u shitur patriotë folklorik dënojnë veprimet e qeverisë dhe gjykatave, edhe pse janë vet pjesë e qeverisë dhe të gjykatave.

Në anën tjetër Rexhaili i gjorë dhe shumë Rexhaila të tjerë kalben burgjeve duke mos e ditur për asnjë moment se përse u arrestuan, përse u shpallën fajtorë. Po dihet, ata janë shqiptarë, alibi tjetër edhe ish-luftëtarë, e ata ku e kanë vendin?Në burg, pra. Ja kjo është logjika e mendësisë shtazarake të Gjykatave demokratike, që ndërkombëtarët në çdo kohë i kritikojnë si të korruptuara dhe joefiçiente, qeveritarët i lavdërojnë, qeveritarët shqiptarë i servojnë, ndërsa qytetarët shqiptarë i mallkojnë.

Andaj i nderuar deputet, ministër, zëvendëskryeministër, politikanë, dreq e engjëll, hapni sytë dhe të ndihmojmë Rexhailin dhe gjithë shqiptarët tjerë të pafajshëm që po na kalben burgjeve, që të dalin nga burgjet, sepse ” Kush hesht tani kur duhet të flitet është djall i nemitur”.

Zaten duke heshtur dhe duke simuluar se çdo gjë funksionon si duhet janë duke na ndodhur fatkeqësitë një nga një, në mënyrë serike, mirë të planifikuara dhe realizuara.
Ti o qeveritarë shqiptar, që je veshur me vellon e nuses së braktisur nga burri, zgjohu dhe ngrit zërin e arsyes dhe ndërgjegjes, e mos lejo që bijtë tu më të mirë, atëherë kur më së shumti i duhen familjeve dhe popullit, të qëndrojnë në burgje pa pikë faji.

Ti o qeveritar dhe deputet shqiptar, nëse e ndien veten shqiptar mendo pak për këta të burgosur, si dhe për ata të Sopotit e shumë e shumë të tjerëve, ngase edhe ish-ambasadori amerikan e tha me gojën plot se ata njerëz janë të pafajshëm.

Duke qenë ata njerëz të pafajshëm, edhe këta të tjerët, e edhe ata më herët, edhe Rexhaili, e kështu të gjithë shqiptarët me radhë që mbahen nëpër burgje, janë të pafajshëm. Andaj zgjohu nga kjo letargji e mallkuar e mos hesht, mos u bë i urtë, se ajo dele që bëhet e urtë e hanë ujqit.

Bëhu koshient se këto gjy(ms)kata dhe kjo qe(n)veri janë antishqiptare dhe bile mundohen që edhe gomarin mashkull ta bëjnë me barrë.

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori