LAJMI I FUNDIT:

Revolucion total te PSG: Do të bashkohen shtatë lojtarë të rinj, do të ketë largime të bujshme

Revolucion total te PSG: Do të bashkohen shtatë lojtarë të rinj, do të ketë largime të bujshme

PSG as këtë sezon nuk do ta fitojë Ligës e Kampionëve, pasi është eliminuar nga Bayerni Munich. 

Klubi që kërkon ta fitojë këtë garë edhe njëherë u largua herët, sikurse edhe herëve të shkuara.

Disa herë shorti nuk i favorizoi, disa herë fatkeqësisht u eliminuan, por me përjashtim të asaj finale pandemike kundër Bayern Munich, PSG nuk ka absolutisht asgjë në Ligën e Kampionëve për të justifikuar investimet e pafundme te lojtarët.


PSG drejt rekordit famëkeq të Arsenalit, shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve - pa trofe
Lexo po ashtu PSG drejt rekordit famëkeq të Arsenalit, shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve - pa trofe

Neymar pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit, ndërsa dy yjet e tjerë të mëdhenj, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi mund të qëndrojnë.

Gazeta franceze L’Equipe ka publikuar sot listën e futbollistëve që mund të vijnë verën e ardhshme dhe të ndihmojnë Mbappen dhe Messin në luftën për titullin kampion të Evropës.

Katër sulmues, dy mesfushorë dhe një mbrojtës

Lista kryesohet nga Bernardo Silva, portugezi 28-vjeçar që do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Së bashku me të në pjesën sulmuese, PSG kërkon Rayan Cherki, 19-vjeçarin nga Lyon dhe sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

PSG po monitoron edhe Goncalo Ramos, sulmuesin 21-vjeçar të Benficas.

Sipas Transfermarkt, të katërt kapin vlerën e më shumë se 200 milionë eurove.

Së bashku me Milan Skriniar, i cili do të vijë si lojtar i lirë nga Interi, PSG dëshiron të forcojë mbrojtjen me Pau Torres, mbrojtësin 26-vjeçar të Villarrealit.

Dëshirat për mesfushën përfshijnë Manu Kone, një 21-vjeçar nga Borussia Monchengladbach dhe mesfushorin 25-vjeçar të PSV-së, Ibrahim Sangare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori