LAJMI I FUNDIT:

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Manchester United po planifikon të nënshkruajë me pesë lojtarë të lirë këtë verë, sipas disa raportimeve. 

Ruben Amorim e përforcoi ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit duke transferuar Patrick Dorgu dhe Ayden Heaven. 

Dorgu iu bashkua Unitedit nga Lecce për 30 milionë euro ndërsa Heaven erdhi nga Arsenali. 


Amorim pritet që të bëjë disa përforcime edhe gjatë verës gjithashtu, sapo të rihapet afati i transferimeve. 

Një klub shokues nga Liga Premier po synon transferimin e Hojlund në verë
Lexo po ashtu Një klub shokues nga Liga Premier po synon transferimin e Hojlund në verë

Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes, ‘Djajtë e Kuq’ kanë identifikuar pesë lojtarë të cilët do të mbesin pa kontrata, për të rinovuar ekipin e Amorim. 

Gjithnjë sipas raportit, drejtuesit e gjigantit anglez kanë vërë syrin tek Jonathan David, Leroy Sane, Jonathan Tah, Angel Gomes dhe Dominic Calvert-Lewin. 

Sa i përket David, sulmuesi kanadez ka realizuar 104 gola për Lille ku 20 prej tyre i ka shënuar deri më tani këtë sezon. 

Megjithatë, ai nuk është sulmuesi i vetëm në listën e dëshirave të United, pasi ekziston mundësia edhe e afrimit të Calvert-Lewin. 

Calvert-Lewin, ka pasur vështirësi që të ketë konsistencë tek Evertoni, por ka shënuar 16 gola në kampionat gjatë sezonit 2020/2021. 

Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd
Lexo po ashtu Juventusi shqyrton marrëveshjen e shkëmbimit të verës me Man Utd

Leroy Sane i cili më parë ka luajtur në Ligën Premier tek Manchester City, është një tjetër emër në radarin e Unitedit. 

Gomes në anën tjetër është lidhur me një rikthim në ‘Old Trafford’ pasi më parë kishte qenë pjesë e akademisë së tyre. 

Për fund, Jonathan Tah si një mbrojtës me eksperiencë të madhe po shihet si një opsion i mirë për klubin pasi do të përshtatej lehtë në sistemin e lojës së Amorim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

UEFA lëshon letër zyrtare për penalltinë e diskutueshme të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori