LAJMI I FUNDIT:

Revoltë në mbledhjen e LSDM-së: ”Zaev, ti na tradhëtove” (Video)

Revoltë në mbledhjen e LSDM-së: ”Zaev, ti na tradhëtove” (Video)

Lista e deputetëve kanë qenë temë e anëtarëve të Komitetit Qendrorë të LSDM-së që të ngrisin zërin ndaj kryetarit të partisë, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç shkruajnë mediat në gjuhën maqedone, më i zëshëm ka qenë ish-kordinatori i grupit parlamentarë të LSDM-së, Goran Sugareski i cili ju drejtua Zaevit me fjalët ”Kryetar, na ke tradhëtuar. I latë jashtë ata që në vitin 2014 qëndruan besnikë ndaj vendimit të partisë që të lëshohet Kuvendi dhe ne që bënim luftë me deputetët tjerë. Kush janë këta që i kemi në lista? Pse kolegët që nuk e respektuan vendimin e partisë janë në lista, e ne jo?” mësohet se Sugareski i ka thënë Zaevit në mbledhjen e Komitetit të partisë, në pjesën me dyer të mbyllura.

Nga ana tjetër edhe kryetarja e degës së kësaj partie në Shkup, Sofija Kunovska e ka lëshuar sallën e nervozuar dhe ka dhënë dorëheqje nga strukturat, e revoltuar për listat e deputetëve.


Të pakënaqurit me listat e LSDM-së fillojnë me dorëheqje
Lexo po ashtu Të pakënaqurit me listat e LSDM-së fillojnë me dorëheqje

Nga ana tjetër, Zaev dukshëm i nervozuar nga foltorja e mbledhjes ka thënë se ka qenë shumë e rëndë të thurr këto lista dhe partia do të sigurojë vend për të gjithë. ”Partia ka vend për të gjithë, kur partia do të udhëheq me qeverinë.” tha mes tjerash Zaev në publikimin e listave.

Përndryshe, këto lista u promovuan me 597 vota ”PËR”, me një ”KUNDËR” dhe 24 ”TË PËRMBAJTUR”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori