LAJMI I FUNDIT:

Revizori, premtohet ulje e shpenzimeve për rrugë nga funksionarët në Maqedoni

Revizori, premtohet ulje e shpenzimeve për rrugë nga funksionarët në Maqedoni

Pas kontestimit të shpenzimeve të deputetëve nga ana e Entit shtetëror të Revizionit, disa nga partitë politike premtojnë se përbërja e re parlamentare do të funksionojë në mënyrë transparente.

Nga LSDM-ja njoftuan se kanë përgatitur zgjidhje ligjore për uljen e shpenzimeve për rrugë të deputetëve. Nga kjo parti thonë se do ta ndryshojnë edhe metodologjinë e llogaritjes dhe miratimit të parave.


“LSDM-ja edhe në programin e saj ofron një zgjidhje të re ligjore që përfshin pagesën e shpenzimeve të udhëtimit, sepse rezultoi se shumica e deputetëve bëjnë abuzim klasik të së drejtës së tyre ligjore, në mënyrë që ti trefishojnë apo katërfishojnë të ardhurat mujore që i marrin në emër të pagave”, deklaroi Petar Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Nga OBRM-PDUKM-ja theksuan se për momentin nuk kanë qëndrim për këtë dukuri.
“OBRM-PDUKM pas konstituimit të Kuvendit do ti shqyrtojë me seriozitet dhe do ti analizojë vërejtjet e Entit Shtetëror të Revizionit, pas së cilës do të shprehim qëndrimin tonë”, thanë OBRM-PDUKM.

Partitë thonë se, do të dorëzojnë, ose do të mbështesin ndryshimet e Ligjit me të cilin tashmë miratohen shpenzimet e udhëtimit.
“Nëse ka vërejtje ndaj Ligjit me të cilin rregullohet kjo çështje nga një institucion, si Enti Shtetëror i Revizionit, me siguri do të mbështesim apo do të iniciojmë ndryshime legjislative”, thanë nga OBRM-PDUKM.

“Nëse ka ndonjë iniciativë e cila zgjidh ndonjë dyshim, ne me siguri do ta mbështesim ose ne vetë do të iniciojmë ndryshimet në ligjet”, thuhet në qëndrimin e Besës për Alsat-M.

Enti shtetëror i revizionit e kontestoi metodologjinë e përdorur për pagesën e parave për shpenzimet e udhëtimit. Hapi edhe dyshime se ka pasur abuzime, apo se pagesa e shpenzimeve të udhëtimit nuk ishte mbuluar me dokumentacion përkatës. Publiku me vite alarmon se disa deputet marrin shuma të mëdha për të mbuluar kinse shpenzimet e udhëtimit.

Disa prej tyre kanë apartamente në Shkup, por për shpenzime të udhëtimit për vite marrin disa dhjetëra mijëra euro. Kritikat më të mëdha ishin për Silvana Bonevën, e cila si deputete për një vit ka marrë njëzet mijë euro. Të njëjtën praktikë e vazhdoi edhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, ku vetëm për disa muaj për shpenzime të udhëtimit ka marrë rreth 12 mijë euro.

Edhe pse kërkuam qasje në faturat fiskale rrugore, që të shohim nëse dokumentacioni i dorëzuar korrespondon me atë që është miratuar, nga KSHZ me këmbëngulje refuzojnë ti dorëzojnë faturat fiskale me të cilat janë arsyetuar shpenzimet e udhëtimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori