LAJMI I FUNDIT:

Revizioni zbulon parregullsi të shumta në RTVM

Revizioni zbulon parregullsi të shumta në RTVM

Raporti i Revizionit për parregullsitë në punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë është diskutuar në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë, e cila u informua për përmbajtjen e dokumentit dhe lëshimet e identifikuara nga Revizioni shtetëror. Megjithatë, nuk është miratuar asnjë konkluzion, pasi përfaqësuesit e qeverisë vetëm janë informuar për atë që ka zbuluar Revizioni.

Një muaj më parë, revizorët publikuan raportin me lëshimet në punën e RTVM-së, për vitin 2017. Në të theksohet se drejtori i transmetuesit publik, Marjan Cvetkovski, ka autorizuar udhëheqësin e sektorit të nënshkruajë dokumente në vend të tij, pa autorizime të sakta ndërsa dokumenti nuk ka qenë i regjistruar as në arkiv. Për këtë arsye, revizioni dyshon për punë të paligjshme. Përveç kësaj, udhëheqësia ka marrë kredi bankare prej mbi dy milionë eurove, gjoja për investime. Por, në vend të investimit, televizioni ka filluar të shlyejë borxhe me ato para. Kontestohet fakti se dritë të gjelbër për huamarrje ka dhënë Bordi Mbikëqyrës dhe Këshilli i Programit të RTVM-së, edhe pse ata nuk kanë kompetentë për diçka të tillë. Policia Financiare e cila e kompleton dokumentacionin, po e heton mënyrën si udhëheqësia ka marrë kredi.

“Të gjithë inspektorët të cilët ishin përgjegjës për kontrollin e të gjitha mashtrimeve në RTVM, vepruan. Në çdo kohë së bashku, në koordinim me Prokurorin Publik, tashmë do të veprohet dhe besojmë se do të kemi në fund hapa konkrete, se për cilat parregullsi bëhet fjalë, rreth fushëveprimit të punës së RTVM-së”, deklaroi Arafat Muaremi, Drejtor i Policisë Financiare.

Përveç kësaj, revizorët zbuluan se në televizion nuk ekziston një pjesë e pajisjes për të cilën nuk dihet se ku është dhe kush e përdor atë. Nuk mund të përcaktohet as realizimi i reklamave, sepse mungon një plan konkret. Këto shkelje do ti hetojë gjithashtu edhe Komisioni Anti-Korrupsion. Megjithëse tani disa javë Alsat kërkon qëndrim nga drejtori i RTVM-së, Marjan Cvetkovski, për raportin e revizioni, por ai vendosi të heshtë dhe të mos i përgjigjet thirrjeve për të dhënë qëndrimin e tij./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori