LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Kosova arreston mbështetësen e Iranit për komentet pas vdekjes së Soleimanit

Reuters: Kosova arreston mbështetësen e Iranit për komentet pas vdekjes së Soleimanit

Policia e Kosovës arrestoi të martën një grua të akuzuar për nxitje të akteve terroriste për komentet e saj në mediat sociale kundër Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Dhe arrestimi i Ikballe Berisha-Huduti, përveç se në mediat në Kosovë dhe rajon, është bërë lajm edhe në mediat prestigjioze botërore.


Një nga to është edhe mediumi britanik, Reuters, sipas të cilit ajo u arrestua pas një urdhri nga prokuroria dhe ajo do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë në pritje të një vendimi gjyqësor.

Mediumi britanik kujton faktin se policia tha që ajo ishte arrestuar nën akuzën e “nxitjes për të kryer një vepër terroriste”, përcjell Telegrafi.

Reuters vë në pah faktin se Huduti shkroi komente në faqen e saj private në Facebook duke kritikuar Uashingtonin pasi forcat amerikane vranë të premten Soleimanin.

Megjithatë, ajo më vonë ka fshirë postimin duke thënë se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit nga mediat lokale.

Arrestohet Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani
Lexo po ashtu Arrestohet Ikballe Berisha-Huduti, pas deklaratës për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani

Ajo tha në postime të tjera se ajo kishte lavdëruar demokracinë e SHBA-së dhe mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në vitin 1999 kur shpërtheu konflikti midis Serbisë dhe shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Duke treguar një foto të saj me ish-udhëheqësin e linjës së ashpër të Iranit Mahmoud Ahmadinejad, media në Kosovë e ka cilësuar Huduti si një mbështetës të fortë të qeverisë iraniane, shkruan më tej Reuters.

Organizata e saj u mbyll nga policia në vitin 2016. Por ajo mohoi të ketë bërë diçka të gabuar dhe kurrë nuk ka pasur asnjë akuzë kundër saj.

Ndryshe kujton mediumi britanik, Kosova ka qenë një mbështetëse e fortë e Shteteve të Bashkuara.

Kur gjenerali iranian u vra, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha: “Kosova është e vendosur në mbështetje të SHBA në të drejtën e vetëmbrojtjes”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori